Të paktën 23 gazetarë kanë humbur jetën në luftën që po zhvillohet në Ukrainë, është bërë e ditur nga Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve (CPJ).
Rusia filloi pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt. Deri tani, numri i përgjithshëm i viktimave nga kjo luftë është mbi 14 mijë persona, prej tyre rreth 3,400 civilë.
Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve thotë se është e vështirë të provohet se gazetarët dhe personeli i medias po vriten si kundërpërgjigje ndaj raportimit të tyre.
“Mund të themi vetëm nëse gazetarët janë vrarë ndërsa ishin duke raportuar apo duke bërë punë të lidhur me gazetarinë. Kështu, mund të themi se të paktën shtatë gazetarë, vdiqën teksa po raportonin; ata punonin si gazetarë kur ndodhi. Por ka shumë raste të tjera që duhet të hetohen”, thotë Carlos Martínez de la Serna i Komitetit për Mbrojtjen e Gazetarëve, transmeton VOA.