Kosova do të marrë 1.1 milionë euro ndihmë nga Departament amerikan i Shtetit për të përballuar pasojat nga koronavirusi.
“Ky është edhe një lajm tjetër shumë i mirë për qytetarët e vendit tonë, ngase pardje nga Bashkimi Evropian siguruam 68 milionë euro. Përkushtimi i Qeverisë është në nivelin e duhur për t’u përballur me këtë pandemi”, thuhet në komunikatën për media të qeverisë në largim, transmeton Radio Evropa e Lirë.
Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, ka thënë më 26 mars se Shtetet e Bashkuara kanë ndarë afro 274 milionë dollarë fonde humanitare për të ndihmuar vendet e rrezikuara në luftën kundër koronavirusit.