I dyshuari i dytë për sulmin në kanalin e Ibër-Lepencit, me iniciale J.V., ka dalë sot para gjykatës.
Atij pritet t’i caktohet masa e paraburgimit.
Lidhur me arrestimin e tij, policia gjatë ditës së djeshme ka dalë me një komunikatë përmes së cilës ka treguar se gjatë kontrollit në shtëpinë e tij, ka gjetur municion, armë e dokumente.
Për sulmin terrorist në veri, në tërësi janë arrestuar 10 të dyshuar, dy prej të cilëve janë ndaluar. Njërit nga i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh.(klankosova.tv)