Analisti Agron Demi, nga Instituti GAP, ka komentuar veprimet e fundit të Qeverisë së drejtuar nga Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, për emërimin e bordeve të përkohshme në ndërmarrje publike.
“Një ndër veprimet më të pështira të partive është mbushja e bordeve me anëtarë të partive në pushtet. Bordet duhet të shërbejnë për avancimin e ndërmarrjes, e jo për shlyerjen e borxheve të partive.
Andaj, zëvendësimi i bordeve partiake me anëtarë të partisë tash në pushtet, është vetëm vazhdim i degradimit të ndërmarrjeve me metoda të njejta, përmes emrave të rinj.” ka shkruar Demi në Facebook.