Demokratët që udhëheqin Dhomën e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara kanë prezantuar një rezolutë për gjykimin e presidentit në largim Donald Trump.
Përmes kësaj rezolute, që njihet edhe si procedura impeachment, Trump akuzohet për “nxitje të kryengritjes” në lidhje me protestën e javës së kaluar ku protstuesit u futën brenda Kongresit amerikan.
Paraprakisht, Trump kishte mbajtur një fjalim përpara mbështetësve, duke i përsëritur pretendimet e pabaza për mashtrime në zgjedhjet e 3 nëntorit, në të cilat sfiduesi i tij demokrat, Joe Biden, ka dalë fitues.
Siç transmeton REL, rezoluta për gjykimin e presidentit vjen pasi republikanët në Dhomën e Përfaqësuesve e bllokuan kërkesën e demokratëve për të nxjerrë një rezolutë tjetër, që do t’i bënte thirrje nënpresidentit Mike Pence të aktivizojë Amendamentin 25 të Kushtetutës amerikane, për largimin e Trumpit menjëherë nga zyra.
Lexo më shumë këtu