Qeveria e Serbisë kërkon zbatimin e marrëveshjeve të arritura përgjatë procesit të dialogut me Kosovën, derisa deklaron se “Beogradi ka përmbushur të gjitha detyrimet”.

Në një komunikatë të lëshuar Qeveria e Serbisë, pas takimit të kryeministres serbe Ana Bërnabiq dhe Zëvendësndihmësit të Sekretarit amerikan të Shtetit Matthew Palmer, thuhet se Serbia ka në fokus dialogun me Kosovën.

Në deklaratën e Qeverisë serbe është thënë se kryeministrja Bërnabiq ka deklaruar gjatë bisedës se është e nevojshme të zbatohen marrëveshjet e arritura në Bruksel, para së gjithash ajo për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

“Beogradi ka përmbushur të gjitha detyrimet e tij dhe ne presim ta shohim atë nga pala tjetër, në mënyrë që dialogu të ketë kuptim. Njëra prej tyre është çështja e gjetjes dhe identifikimit të personave të zhdukur, dhe ne jemi plotësisht të përkushtuar në zgjidhjen e plotë të kësaj çështjeje”, ka thënë Bërnabiq, transmeton REL.

Zyrtarin e lartë amerikan e ka pritur edhe ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Nikolla Selakoviq, i cili sipas një njoftimi të Ministrisë së Jashtme ka thënë se “dialogu është rruga e vetme për të arritur një marrëveshje mes dy palëve”.

Lexo më shumë këtu

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *