Deri më tani, nga diaspora kosovare janë mbledhur 720 mijë euro si mjete financiare në ndihmë të Kosovës për periudhën gjatë pandemisë së koronavirsuit.

Shifrën e ka bërë të ditur Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, gjatë një bashkëbisedimi virtual me përfaqësues dhe ndërmarrës të platformave ekonomike në Evropë.

“Diaspora ka një rëndësi shumë të madhe për Republikën e Kosovës dhe kjo rëndësi e saj është reflektuar në vëmendjen që ajo ka në Programin e Qeverisë. Në këtë drejtim, ne e mendojmë ta fuqizojmë rolin e ndërmjetësues të diasporës në takime të niveleve të larta tek vendimmarrësit politikë dhe korporatat e mëdha në vendet ku ata jetojnë, duke krijuar mekanizma, sikurse ai i Këshillit Nacional për Investime të Huaja dhe Strategjike, që do të vendoset në kuadër të Zyrës së Kryeministrit”, ka thënë ai, duke shtuar se diasporën e shohin si kapital human, përpos financiar.

Kurti ka thënë se do të fokusohen në krijimin e një programi nacional që në bazë ka transferin e dijes dhe përvojës nga diaspora në Kosovë, transmeton Koha.net.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *