Edhe dita e sotme ka filluar me luftime të ashpra në afërsi deri dy metra ndërmjet forcave të ushtrisë Ukrainase dhe forcave okupuese ruse, në lindje të vendit.

Forcat ukrainase rifituan kohët e fundit pozicionet e humbura pranë Pokrovsk, dhe forcat ruse së fundmi përparuan pranë Chasiv Yar, Kurakhove dhe Velyka Novosilka dhe në rajonin e Kurskut raporton ISW – Instituti për Studimin e Luftës.

Se luftimet po bëhen fyt më fyt tregon edhe videoja e publikuar së fundi nga mediat e afërta me një nga njësit më të forta tē ushtrisë ukrainase, Brigada e 3-të Speciale Sulmuese (3rd Separate Assault Brigade)