Në Kosovë sot shënohet Dita e Presidentit dhe me këtë rast Presidentja Vjosa Osmani është takuar me tre ish-presidentë të vendit.
Osmani bashkë me Fatmir Sejdiun, Behgjet Pacollin dhe Atifete Jahjagan kanë bërë homazhe te shtatorja e ish-presidentit Ibrahim Rugova.
“Zgjedhjet e para presidenciale të 24 majit të vitit 1992, shënuan themelimin e institucioneve të para të Kosovës dhe ishin mesazh i qartë i qëllimeve të popullit për liri dhe pavarësi”, ka thënë Osmani, transmeton REL.
Kosova ka pasur gjashtë presidentë, Ibrahim Rugovën, Fatmir Sejdiun, Atifete Jahjagën, Behgjet Pacollin, Hashim Thaçin dhe tash Vjosa Osmanin.