Një nga ekspertët më të lartë të shëndetësisë ka paralajmëruar se njerëzimit do t’i duhet të mësohet të vazhdoj të ardhmen me rrezikun konstant nga koronavirusi.

David Nabarro, profesor në Imperial College të Londrës dhe i dërguar si ekspert për Covid-19 nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, tha se publiku nuk duhet të supozoj se një vaksinë do të zhvillohet së shpejti.

“Jo domosdo krijohet një vaksinë e sigurtë dhe efektive kundër secilit virus. Disa viruse janë shumë, shumë të vështirë kur flitet për zhvillimin e vaksinës, kështu që, për një të ardhme të parashikueshme ne duhet të gjejmë mënyra për të jetuar me virusin si një kërcënim i vazhdueshëm.” tha Nabarro në një intervistë për The Observer.

Ai theksoi se kjo do të  jetë një situatë e re, “ një normale e re”, për të gjithë.

“Kjo do të thotë të izolohen ata që tregojnë shenja të sëmundjes dhe gjitashtu ata me të cilët kanë kontaktuar. Njerëzit më në moshë duhet të mbrohen. Duhet të sigurohet kapacitet shtesë për spitalet që trajtojnë rastet. Kjo do të jetë një normale e re për të gjithë ne.”

Ky mesazh i Nabarros është i dyti parashikim i errët, brenda tre ditëve, që jepet nga njerëz profesionistë nga nivelet e larta të OBSH-së.  Të premten, drejtuesja e njësisë për sëmundjet në OBSH, Maria Van Kerkhove, paralajmëroi se nuk ka tregues se testet antitrup, që po zhvillohen tani, do të tregonin nëse personi ka apo nuk ka imunitet, apo nëse nuk është më në rrezik për t’u riinfektuar nga Covid-19.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *