Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenksy, ka deklaruar se do të fitojë luftën kundër Rusisë nëse aleatët perëndimorë mbajnë premtimet e tyre.
“Nëse partnerët tanë respektojnë të gjitha premtimet dhe afatet e caktuara, fitorja pashmangshëm është e jona”, ka thënë Zelensky në njëvjetorin e luftës.
Në mbrëmjen mes 23-24 shkurtit të vitit 2022, Rusia filloi pushtimin e Ukrainës. Gjatë këtyre 365 ditëve të përgjakshme, gjërat kanë ndryshuar shumë por ukrainasit nuk janë dorëzuar.
Që në ditën e parë kur Rusia nisi sulmet e paprovokura, lufta në Ukrainë tashmë prej një viti është shndërruar në kryefjalën e politikës botërore, ekonomisë globale, asaj ushtarake, artit, madje dhe vetë sportit.
Më poshtë, ndiqni një panoramë të shkurtër se cfarë ka ndodhur gjatë një viti luftë në Ukrainë, përgatitur nga RTSH.