Dogana e Kosovës ka shënuar 1 miliard e 531 milionë euro të hyra përgjatë vitit 2022.
Gjatë një konference për media, Drejtori i Doganës, Agron Llugaliu, ka njoftuar se gjatë këtij viti janë shënuar 11.23 përqind të hyra se në vitin paraprak.
Edhe importi dhe eksporti kanë regjistruar rritje gjatë vitit të fundit.
“Vlera e mallrave të importuar është 5,603 miliardë euro, apo 20% më shumë se vitin e kaluar kur vlera e mallit në import ishte 4,649 miliardë euro. Ndërsa vlera e mallrave në eksport për këtë vit është 869.5 milion euro. Rritja e gjithëmbarshme krahasuar me vitin paraprak për nga vlera është 22 % më shumë se në vitin 2021 ku vlera e mallrave në eksport ishte 712.8 milionë euro”, thuhet në kumtesë, transmeton Klan Kosova.