Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, ka thënë se drafti i ri evropiano-amerikan për statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe e respekton Kushtetutën e Kosovës.
“Një dokument i ri që kemi marrë, i cili nuk e di a do të quhet asociacion apo si do të quhet, i cili shërben për implementimin e planit të lidhur në shkurt, i respekton shqetësimet, e respekton Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe të gjitha dokumentet e tjera që sigurojnë funksionimin e shtetit tonë”, ka thënë Gërvalla për Zërin e Amerikës.
Ajo ka thënë se krijimi i Asociacionit sipas marrëveshjeve të vitit 2013 dhe 2015 “është i vdekur për ne dhe për bashkësinë ndërkombëtare”.
Në këtë intervistë, Ministrja e Jashtme kosovare ka deklaruar se marrëveshja e lidhur në Bruksel duhet të zbatohet e plotë.
“Marrëveshje ose copëza të marrëveshjes, të cilat Beogradi madje as nuk i pranon, nuk kanë për të sjellë normalizimin e dëshiruar, normalizimin e nevojshëm mes dy shteteve tona dhe prandaj janë të pakuptimta. Marrëveshja zbatohet si e gjitha, përndryshe copëzat e saj nuk do të sjellin progres”, ka thënë Gërvalla.
.
Lexo më shumë këtu
.
.