Pas dorëheqjes së Lulzim Bashkës nga posti i kryetarit të Partisë Demokratike të Shqipërisë, ka ardhur reagimi nga Bashkimi Evropian.
Përmes faqes në Twitter, BE ka thënë se respekton vendimin e Bashës dhe pret që lidershipi i ri opozitar të jetë i fortë dhe të mbikqyr punën e qeverisë.
“Ne respektojmë vendimin e Lulzim Bashës për t’u dorëhequr si Kryetar i PD-së. Si çdo demokraci tjetër, Shqipëria ka nevojë për një opozitë të fortë që i kërkon llogari qeverisë dhe e kontrollon atë. Ne presim që lidershipi i ri ta luajë këtë rol vendimtar dhe të vazhdojë të mbështesë integrimin në BE si qëllim themelor të veprimit të tij, duke nxitur reformat dhe duke mbështetur reformën në drejtësi dhe luftën kundër korrupsionit.”