Presidenti i Lëvizjes për Ripërtëritjen Serbe, Vuk Drashkoviç, ka thënë se Serbia duhet të drejtohet kah perëndimi dhe të disatancohet nga veprimet e Rusisë.
“Ne duhet të shkojmë në anën e qytetëruar të botës dhe një ditë Rusia do të kthehet, kur e keqja të ketë mbaruar, kur njerëz të rinj të udhëheqin Rusinë dhe ajo do të kthehet në anën e qytetëruar të botës”, theksoi Drashkoviç.
Siç transmeton Gazeta Express, ish-kreu i diplomacisë së RFJ-së deklaroi për N1 se Serbia duhet të distancohet nga Rusia dhe Putini, ose, siç tha ai, të bëhet “Venezuela ballkanike” ose “Siria ballkanike”.
Ai gjithashtu thotë se në Ukrainë po bëhet një luftë dhe se nuk është e vërtetë se bëhet fjalë për një “operacion special ushtarak”.
Lexo më shumë këtu