Misioni i KFOR-it ka konfirmuar se një dronë i rënë gjatë ditës së mërkurë në Mitrovicën e Jugut është pajisje e tyre.
”Misioni i KFOR-it, i udhëhequr nga NATO-ja, konfirmon se një nga dronët e tyre u ul në një kopsht privat në zonën e Mitrovicës, si pasojë e mosfunksionimit. Droni nuk ka shkaktuar lëndime në njerëz apo dëme materiale dhe është nxjerrë nga Forca Policore e Kosovës menjëherë pas uljes së tij”, është thënë nga Zyra për Informim e KFOR-it, transmeton Klan Kosova.
Nga KFOR-i thuhet tutje se droni po kryente një mision rutinë monitorimi në mbështetje të aktiviteteve të tyre, teksa kanë filluar një hetim për të ditur shkakun e këtij incidenti.
Droni kishte rënë gjatë ditës së mërkruë në oborrin e një shtëpie në lagjen Bair. Nga përshkrimi i dëshmitarëve, droni mendohej të ishte i gjerë 3.5 metra dhe i gjatë 1.5 metra.