Disa orë para se të mbaj konceritn e saj në Tiranë, pop-këngëtarja Dua Lipa ka dhënë një mesazh ku bënë thirrje ‘të ndryshohet stigma që ekziston ndaj shqiptarëve’.
Është një fatkeqësi e madhe si shihemi ne në sytë e politikanëve të tjerë, janë fjalë të pakëndshme, mendoj që kemi nevojë me luftu ksenofobinë në botë, nga të gjitha racat, është e nevojshme, ne duhet ta ndryshojmë stigmën që kanë njerëzit ndaj shqiptarëve, kjo është ajo që mund të bëjmë, pak e nga pak. Kemi nevojë të pranohemi si rezidentë në çdo shtet ku mund të shkojmë, është shumë e rëndësishme të hiqen stigmat”, ka thënë Lipa, transmeton Top Channel.
Pas mbylljes së turneut Future Nostalgia, Dua tha se do të vijojë të punojë për albumin e saj të tretë dhe se nuk do të ketë periudhë pushimi.
“Periudhë pushimi nuk kam pas qysh shtatw vjet, po mendoj që sonte që përfundon turneu, kam disa kohë intensive në studio me përfundu albumin e tretë”, tha këngëtarja.