Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) i ka kërkuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) që të rinumërohen 134 vendvotime nga zgjedhjet e 14 shkurtit.
Kjo është bërë pas ankesave të paraqitura nga deputetë të subjekteve politike.
“Rezultati që del nga rinumërimi i këtyre vendvotimeve do të përfshihet në rezultatin përfundimtarë të zgjedhjeve”, thuhet në njoftimin e PZAP, transmeton Express.
Po ashtu, me rekomandim të QNR-së, Komisioni Qendor Zgjedhor (KQZ) miratoi kërkesën për rinumërimin e votave të shtatë vendvotimeve, të cilat janë numëruar nga persona të dyshuar për përfshirje në manipulim.
Florentina Gjergjaj, kandidate për deputete e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka fituar njërën nga betejat e saj të para që nga përfshirja në politikë.
PZAP-ja ka dërguar në rinumërim të gjitha votat me kusht dhe ato me postë të AAK-së, pasi Gjergjaj pretendon se gjatë numërimit të këtyre votave ka ndodhur parregullsi, që i kanë kushtuar asaj me humbjen e postit të deputetes.
Lexo më shumë këtu