Izraeli ishte paralajmëruar nga Egjipti për sulme të mundshme që mund të ndodhnin nga terriori i Gazës, tre ditë para sulmit të së shtunës të kryer nga Hamasi në pjesën jugore të territorit izraelit.

Kështu ka deklaruar Kreu i Komitetit amerikan të Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve, Michael McCaul.

Pas kësaj ka reaguar Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, i cili përshkroi këto deklatime për paralajmërimin nga Egjipti si “absolutisht të rreme”.

“Ne e dijmë se Egjipti i ka paralajmëruar izraelitët tre ditë më parë se një ngjarje si kjo mund të ndodh,” u tha McCaul gazetarëve të mërkurën, pas një konference të mbyllur për ligjvënësit në lidhje me krizën e Lindjes së Mesme.

“Unë nuk dua të futem shumë në klasifikime, por u dha një paralajmërim,” shtoi republikani i Teksasit, transmeton BBC.

McCaul shtoi: “Unë mendoj se pyetja ishte në çfarë niveli.”

Një zyrtar egjiptian i inteligjencës i tha agjencisë së lajmeve Associated Press këtë javë se Kajro i kishte paralajmëruar vazhdimisht izraelitët se “diçka e madhe” po planifikohej nga Gaza.

“Ne i kemi paralajmëruar se po vjen një shpërthim i situatës, shumë shpejt, dhe do të jetë i madh. Por ata i nënvlerësuan paralajmërimet e tilla,” tha zyrtari, në kushte anonimiteti.

Të mërkurën, Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu e përshkroi çdo sugjerim se Izraeli kishte marrë paralajmërime specifike përpara sulmeve vdekjeprurëse të Hamasit si “lajme krejtësisht të rreme”.

.

.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *