Gjuha e folur do të jetë e panevojshme për njerëzimin.
Kështu parashikon shefi i Teslas, Elon Musk, i cili thotë se është duke punuar në një teknologji që, nëse çdo gjë shkon si duhet, do t’ja bëjë të panevojshme gjuhën njeriut.
Musk tha se firma Neuralink shpreson të krijoj një pajisje e cila do të vendoset në kafkën e njeriut, e mbështetur nga bateria, dhe do të ndikoj në tru.
“Ajo mund të ndërhyj në çdo pjesë të trurit tuaj, kështu që mund të jetë diçka që ndihmon në shërimin e pamjes së syrit,” ka thënë Musk, për podcastin e Joe Rogan.
“Në princip, ajo mund të rregulloj pothuajse çdo gjë që nuk shkon me trurin.”
Edhe pse pajisjet e para do të ndihmojnë në trajtimin e dëmeve në tru dhe çrregullimeve, Musk paralajmëroi diçka tjetër për të ardhmen.
“Nuk do t’ju duhej të flisni,” tha ai, transmeton Independent.
“Por, do të flisnim vetëm për arsye sentimentale.”
Më pas, Musk shtoi: “Do të keni mundësi të komunikoni shumë shpejt dhe me shumë saktësi … Nuk jam i sigurt se çfarë do të ndodhte me gjuhën e folur. Në një situatë si kjo, do të ishte më shumë si The Matrix. Dëshiron të flasësh në një gjuhë të huaj? Nuk ka problem, vetëm shkarkoni programin.”
Kur është pyetur se sa gjatë do të duhet të zhvillohet kjo teknologji, Musk tha se diku brenda pesë deri në dhjetë vitet e ardhshme.