Ndërmjetësi i Bashkimit Evropian në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, ka deklaruar se Kosovës dhe Serbisë i është prezantuar një plan për të ecur përpara në dialog.

“Erdhëm me një plan, e diskutuam me Kurtin dhe do ta diskutojmë me Vuçiqin. Nuk do të jap detaje”, ka deklaruar Lajçak të shtunën në Prishtinë pas takimit me Kryeminstrin e Kosovës, Albin Kurtin.

“E vlerësojmë gatishmërinë e Kurtit për të vazhduar diskutimet së shpejti. Tani do ta vazhdojmë misionin në Beograd, ku do ta takojmë presidentin Vuçiq”, tha Lajçak në një konferencë për media, transmeton KOHA.

Lajçaku e ka udhëhequr ekipin e pesëshes euro-amerikane, në përbërje të të cilit ishin edhe i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dhe këshilltarët e lartë të liderëve të Gjermanisë, Francës e Italisë.

Ndërkohë, Qeveria e Kosovës konfirmoi se kryeministri Kurti ka pranuar planin, për të cilin kryeministri ka shprehur vlerësime. Por ka insistuar se, pas sulmit të 24 shtatorit, prioriteti kryesor për Kosovën është siguria e saj.

Pas takimit me Kurtin, diplomatët europerëndimorë janë nisur menjëherë drejt Beogradit, ku takuan presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Vuçiq e ka quajtur të vështirë takimin që ka pasur me pesë diplomatët perëndimorë të shtunën.

“Besoj se në periudhën e ardhshme do të gjejmë një rrugëdalje nga kriza. Pres takime të rëndësishme në Bruksel në ditët në vijim”, ka shkruar Vuçiqi në rrjete sociale, pas takimit që ka pasur me ta.

.

Lexo më shumë këtu

.

.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *