Nëse Gjermania, si kryesuese e Presidencës së Bashkimit Evropian, gjatë kësaj vjeshte do të angazhohet më shumë për çështjen e liberalizimit të vizave për kosovarët, atëherë vendimi për liberalizimin edhe mund të ndodh para fundit të vitit.
Burime diplomatike në BE i kanë thënë Radios Evropa e Lirë se përpjekje do të ketë që të largohet kundërshtimi i Francës dhe Holandës, dy vende këto që hezitojnë të përkrahin liberalizimin e vizave për kosovarët.
Gjithashtu nga disa burime diplomatike është dëgjuar se shtetet të cilat hezitojnë të mbështesin liberalizimin e vizave për Kosovën –siç është rasti me Francën – kërkojnë një vlerësim të ri për të parë nëse Kosova vazhdon t’i përmbush kushtet apo jo. Këto vende kanë disa vërejtje në fushën e sundimit të ligjit dhe disa shqetësime për numrin e azilkërkuesve nga Kosova, i cili, ndonëse është i vogël, megjithatë ekziston, sidomos në Francë.
Pengesa e vetme për liberalizim vizash tash qëndron te vendet anëtare të BE-së të cilat, me shumicë të kualifikuar duhet të vendosin në Këshill.
Lexo më shumë këtu