Partia Demokratike e Kosovës do të ketë Enver Hoxhajn kandidat për kryeministër në zgjedhjet e ardhshme, shkruan gazeta Express.

Sipas gazetës, gjatë ditës së mërkurë PDK ka mbajtur mbledhjen e kryesisë dhe ka vendosur që Hoxhaj të jetë bartës i listës dhe kandidat për shef të Qeverisë në zgjedhjet e parakoshme.

Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, vendi pritet të shkoj në zgjedhje të parakohshme pasi Qeveria aktuale e drejtuar nga Avdullah Hoti është vlerësuar si jokushtetuese, për shkak të votës së deputetit Etem Arifi në formimin e saj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *