Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ka paralajmëruar ndëshkime për mediat që transmetojnë përmbajtje që, siç tha ai, do të dëmtonin vlerat e shtetit turk.
Presidenti turk nuk ka shpjeguar konkretisht se çfarë do të përbënte përmbajtje e dëmshme, por tha se do të ndërmerren veprime ligjore kundër “aktiviteteve të hapura ose të fshehta përmes mediave që synojnë të minojnë vlerat tona kombëtare dhe morale dhe të prishin strukturën tonë familjare dhe shoqërore.”
Në një njoftim botuar në Gazetën Zyrtare, ai tha se duheshin marrë masa për të mbrojtur “kulturën kombëtare” të Turqisë, transmeton VOA.
Erdogan tha se masat do të duhej të merreshin edhe për të mos lejuar që fëmijët “të ndikohen negativisht si rezultat i ekspozimit ndaj përmbajtjeve të dëmshme në të gjitha mediat e shkruara dhe audio-vizuale.”
Vitet e fundit, autoritetet në Turqi ka ndërmarrë masa për të shtuar mbikëqyrjen ndaj medias. Rreth 90% e mediave kryesore janë tani në pronësi të shtetit ose entiteteve pranë qeverisë.