Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka paralajmëruar hapjen e dy spitaleve të reja në Stamboll, në përballjen e vendit të tij me koronavirusin.

Siç transmeton Top Channel, presidenti turk ka përjashtuar ndonjë marrëveshje për huamarrje nga Fondi Monetar Ndërkombëtar gjatë pandemisë së koronavirusit.

“Turqia nuk përballet me vështirësi gjatë furnizimit të popullit të saj me materiale personale shëndetesore”, ka thënë Erdoğan.

Ai ka bërë të ditur se njëri spital pritet të përfundoj më 15 maj, në Başakşehir të Stambollit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *