I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka ftuar për takim krerët e tri partive më të mëdha opozitare në Kosovë.
Escobar gjatë javës do të takoj në një darkë pune Kryetarin e PDK-së Memli Krasniqi, Kryetarin e LDK-së Lumir Abdixhiku dhe Kryetarin e AAK-së Ramush Haradinaj, transmeton Klan Kosova.
Raportohet se takimi do të mbahet të martën në rezidencën e ambasadorit amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier.
I dërguari amerikan Gabriel Escobar edhe i dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, gjatë javës vizitojnë Kosovën dhe Serbinë në kërkim të arritjes së një marrëveshje për targat dhe dokumentet serbe.