I dërguari i posaçëm i SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka thënë të mërkurën se një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë mund të arrihet gjatë javëve të ardhshme.

Escobar i është referuar kolegëve të tij evropianë prej të cilëve tha se ka dëgjuar se “është çështje javësh, dhe jo vitesh” arritja e një marrëveshjeje.

“Unë i kam dëgjuar kolegët e mi evropianë të flasin se kjo është çështje javësh dhe jo vitesh. Për një marrëveshje, për rrugën përpara”, ka thënë Escobar për Kanal 10.

Megjithatë, diplomati amerikan tha se u takon palëve të vendosin afatet.

“Prandaj, përtej kësaj u përket të dyja palëve dhe ndërmjetësuesit që të vendosin afate kohore, por duhet të jetë e shpejtë. Duke marrë parasysh kontekstin e asaj që po ndodhë, secili duhet të marrë përgjegjësi për të krijuar stabilitet, jo vetëm në Evropë, por edhe në rajon”.  

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *