Shtetet e Bashkuara i kanë ofruar garanci të forta Kosovës për çështjet e sigurisë, ka deklaruar i dërguari i posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

I pyetur për komentim të deklaratës së Presidentit serb Aleksandar Vuçiq në lidhje me kthimin e forcave serbe në Kosovë, diplomati amerikan tha gjatë një interviste për REL se Shtetet e Bashkuara e kundërshtojnë këtë.

“Ne e kundërshtojmë këtë në mënyrë kategorike. Ne e refuzojmë këtë në mënyrë kategorike. Nuk e mbështesim fare. Dhe, po ashtu, dua të them se Kosova ka garanci shumë të forta të sigurisë nga Shtetet e Bashkuara”, ka thënë Escobar.

Tutje, ai shtoi: “Do të ritheksoj se Kosova ka garanci të forta sigurie nga Shtetet e Bashkuara, të manifestuara me pjesëmarrjen e tyre në KFOR.”

Gjatë intervistës, Escobar gjithashtu tha se barrikadat në veri të Kosovës, duhet të hiqen nga njerëzit që i kanë ngritur ato, por kërkon nga Qeveria e Kosovës që të gjejë mënyra për të adresuar shqetësimet e komunitetit serb në veri.

Escobar, po ashtu, thotë se formimi i Asociacionit të komunave serbe në Kosovë është obligim, si për Kosovën dhe Serbinë, ashtu edhe për BE-në që e ka ndërmjetëusar negocimin e tij.

Lexo intervistën e plotë këtu

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *