Ky është viti që duhet të themelohet Asociacioni i Komunave me shumicë serbe dhe kështu të shkohet drejt normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, ka deklaruar senatori amerikan Chris Murphy.

Të hënën, Murphy dhe senatori Gary Peters janë takuar në Prishtinë me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe Kryeministrin Albin Kurti.

“Serbia duhet të ndalojë që të mos e pengojë Kosovën në anëtarësimin në organizata ndërkombëtare, dhe mendoj se është e kuptueshme që komunat me shumicë serbe të kenë njëfarë mundësie për të bashkërenditur shërbimet që i ofrojnë. Por, koha ka shumë rëndësi. Është viti kur duhet të kryhet kjo çështje dhe që të mundësohet lëvizja drejt normalizimit, që do të çojë deri te njohja e ndërsjellë. Prandaj, na vjen mirë që dëgjuam për planet tuaja për zbatimin e kësaj marrëveshjeje dhe jemi të gatshëm që t’iu përkrahim”, tha Murphy pas takimit me Kurtin, transmeton REL.

Deklarata të ngjashme ai bëri edhe pas takimit që zhvilloi paraprakisht me presidenten Osmani.

“Na vjen mirë që po e shohim marrëveshjen e fundit midis Kosovës dhe Serbisë që përfshin njohjen e ndërsjellë të dokumenteve zyrtare, por edhe hapat e vështirë që duhen të ndërmerren nga të dyja palët”, tha Murphy pas takimit me të parën e shtetit.

Presidentja Osmani tha se në takim u ka treguar senatorëve amerikanë të gjitha shkeljet që po i bën Serbia kësaj marrëveshjeje, që përfshin edhe mospengimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.

Pas takimit, kryeministri Kurti, kërkoi që Marrëveshja drejt normalizimit të zbatohet tërësisht.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *