‘Disa nga profesorët e “Universitetit paralel Serb në Veri” me anë të një letre publike dhe peticioni kanë përkrahin protestat studentore që tash e një kohë po vazhdojnë kundër Vuçiqit.

Njëri nga ta, profesor Dejan Miroviq në një intervistë për gazetën e pavarur Serbe, Danas është shprehur se është “i befasuar nga numri i profesorëve të “Universitetit të Prishtinës”(v.j. Universiteti paralet në Mitrovicën Veriore) që i kanë përkrahur studentët, sikur është zhdukur frika nga hakmarrja”.

Mbështetja për studentët dhe kërkesat e tyre po rritet çdo ditë e më shumë. Peshë të veçantë ka ai i ardhur tri ditë më parë nga Mitrovica e Kosovës. Letra mbështetëse është nënshkruar nga katër profesorë që japin mësim në fakultetet e “Universitetit të Prishtinës” (v.j. referohet Universitetit Serb në Mitrovicën Veriore).

Kjo e alarmoi menjëherë Rektoratin atje, i cili tha se opinionet individuale nuk pasqyrojnë pikëpamjet e institucioneve dhe i dërguan mbështetje presidentit Aleksandar Vuçiq dhe autoriteteve shtetërore.

Pikërisht për shkak të një reagimi të tillë të Rektoratit, profesorët që punojnë në “Mitrovicën e Kosovës” (v.j. Mitrovica Veriore) filluan një peticion për t’u ofruar mbështetje studentëve të komunitetit akademik të Serbisë.

Njëri nga katër profesorët e parë nga Universiteti i Prishtinës me seli në Mitrovicë të Kosovës që i ka përkrahur studentët ishte profesori Dejan Miroviq. Në një intervistë për Danas, ai flet për zgjimin e studentëve dhe pedagogëve në Kosovë, shkruan gazeta Danas e cila sjell si lajm të parë intervistën me profesorin nga Mitrovica e Veriut. (INC via Danas).

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *