Kosova duhet të themeloj Asociacionin e Komunave me shumicë serbe dhe kjo është me rëndësi të arrihet gjatë muajve në vijim, ka deklaruar Ministrja e Jashtme e Sllovenisë, Tanja Fajon.
“Duhet të vazhdojë dialogu dhe të gjitha marrëveshjet duhet të përmbushen, përfshirë themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. Tani kjo është shumë me rëndësi në javët dhe muajt në vijim”, ka deklaruar Fajon në një intervistë për KOHA.
Fajon tha se gjatë vizitës së saj në Kosovë i ka ritheksuar autoriteteve të vendit se “duhet të bëjnë gjithçka për normalizimin e situatës dhe se nuk do të ketë përshkallëzime të mëtejme.”
Diplomatja sllovene theksoi se është e rëndësishme që të vazhdoj dialogu mes Kosovës dhe Serbisë dhe palët të përmbushin të gjitha marrëveshjet. Ajo tha se kjo “është shumë me rëndësi në javët dhe muajt në vijim”.
Lexo intervistën e plotë këtu