Fjalori serbisht-shqip nga gazetari dhe studiuesi dibran, Rexhep Zllatku, ka në vetë 80 mijë fjalë të cilat përpos që do të ndihmojnë ndërkomunikimin në këto dy gjuhë gjithashtu synon edhe të kthjell fraza dhe shprehje të ndikuara nga serbishtja në gjuhën shqipe.
“Fjalori serbisht-shqip i Rexhep Zllatkut është fjalor i përgjithshëm dygjuhësh dhe njëdrejtimësh. Ai përmban 80 mijë fjalë, sipas kriterit kuantitativ të cilësimit të fjalorit dhe është përmbledhur në një vëllim që i takon tipit të mbimesëm të fjalorit dygjuhësh, qoftë për nga numri i fjalëve, qoftë për nga numri i faqeve dhe marrë të dyja bashkë definojnë tipin e këtij fjalori”, ka thënë për KOHA autori i parathënies së fjalorit, Nijazi Muhamedi.
“Fjalori shqip-serbisht” – i përuruar të premten në Akademisë e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës – është rezultat i një pune prej 15 vjetësh. Zllatku, i cili në Beograd ka përfunduar shkollën njëvjeçare të gazetarisë ndërsa në Shkup Fakultetin Juridik, si fillim kishte pasur dyshime nëse do t’ia dilte përfundimit të fjalorit në të ‘80-at e tij, megjithatë, siç u shpreh ai, me kohën vështirësitë filluan të fashiteshin. Fjalori është përuruar në Prishtinë, pas Shkupit, vitin e kaluar.
Autori Rexhep Zllatku ka thënë se problemi më i madh i gjuhës shqipe është natyra e saj, si dhe ndikimi nga gjuha serbe.
Lexo më shumë këtu