Kryeministrja franceze, Elisabeth Borne, e ka vënë vendin në gjendjen më të lartë të alarmit kundër terrorizmit pasi një sulmues goditi për vdekje me thikë një mësues dhe plagosi një mësues tjetër dhe një roje sigurie.

Sulmi ndodhi të premten paradite në shkollën e mesme Gambetta në qytetin verior Arras.

Sulmuesi është arrestuar dhe është vendosur në burgim.

Dëshmitarët thanë se vrasësi me thikë bërtiti “Allahu Akbar” (Zoti është më i madhi) gjatë sulmit.

Presidenti francez Emannuel Macron dënoi sulmin duke e quajtur një akt “barbarie të terrorizmit islamist”.

Ministri i Brendshëm, Gérald Darmanin, tha se nuk kishte dyshim që ekzistonte një lidhje midis sulmit në Arras dhe konfliktit që po ndodh ndërmjet Izraelit dhe Hamasit.

Niveli i “urgjencës së sulmit” është përdorur në rastet e mëparshme kundër terrorizmit. Alarmi mund të shkaktojë vendosje shtesë të sigurisë dhe paralajmërime publike.

.

.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *