Një dialog ‘të organizuar dhe të rregullt’ mes Bashkimit Evropian dhe Rusisë, është propozimi që ka ofruar Franca.
Nënsekretari i Shtetit për Çështjet Evropiane, Clement Bonn, ka thënë se ndoshta BE-ja nuk është duke bërë mjaftueshëm në lidhje me sigurinë përballë fuqisë lindore.
“Ajo që duhet të bëjmë është të qëndrojmë të bashkuar si perëndimorë, të jemi të pranishëm si evropianë. A po bën mjaft BE-ja? Ndoshta jo sot”, tha ai, transmeton ABCNews.
Sipas Clement Bon, presidenti rus Vladimir Putin favorizon dialogun me Shtetet e Bashkuara, sepse “ai të kujton Luftën e Ftohtë dhe përplasjen e superfuqive”, ndërkohë që e lejon atë të përçajë evropianët.
“Ndarja do të ishte dhurata më e mirë që mund t’i bënim Rusisë,” tha sot Clement Bonn. Ai kujtoi se aktualisht Parisi dhe Berlini po përpiqen të riaktivizojnë rolin e tyre ndërmjetësues midis Rusisë dhe Ukrainës në kuadrin e “skemës së Normandisë”.
Pa dhënë detaje të mëtejshme, nënsekretari foli për “iniciativa” dhe një kontakt të ri mes presidentëve Macron dhe Putin “në ditët në vijim”.