Dy gazetat prestigjioze amerikane, New York Times dhe Washington Post kanë njoftuar se qeveria amerikane ka informacione që tregojnë se Rusia ka përgatitur një plan që ta ketë pretekst për të sulmuar Ukrainën.
Sipas raportimit të dy gazetave, plani është që të përdoret një video e rreme ku inskenohet një sulm që Moska do ta paraqesë si të kryer nga ushtria ukrainase, ose në territorin rus, ose kundër banorëve mbështetës të Rusisë në Ukrainën lindore.
Siç transmeton VOA, gazetat gjithashtu raportuan se SHBA shpresojnë ta parandalojnë duke e bërë publik, ka si objektiv, që videoja të përdoret për ta akuzuar Ukrainën për “gjenocid”.
“Më pas (Rusia) do të shfrytëzojë indinjatën ndaj videos për të justifikuar ndërmarrjen e një sulmi, ose për t’i shtyrë udhëheqësit separatistë në rajonin e Donbasit të Ukrainës lindore, që të kërkojnë një ndërhyrje ruse”, thotë New York Times.
Sipas gazetës, zyrtarët amerikanë, nuk do të publikojnë asnjë provë të drejtpërdrejtë të planit rus, ose detaje se si mësuan për të, për të mos komprometuar burimet dhe metodat e tyre.
Gazeta Washington Post njofton se administrata ka në plan ta bëjë të enjten publik këtë informacion sekret.