Burim Meta, deputeti i GUXO: Deklaratat e Gërvallës për presidentin Trump dhe Grenellin, të papjekura e të panevojshme

Donald Trump është presidenti i 47-të i Amerikës. Zgjedhja e tij në krye të SHBA-së, ka marr jehonë botërore, por fokus të madh ka pasur edhe në Kosovë.

Ky është mandati i dytë i Trumpit në krye të Shtëpisë së Bardhë, pasi që për herë të parë president i SHBA-ve kishte shërbyer gjatë viteve 2016-2020, për t’ia liruar pozitën më pas pozitën presidentit aktual Joe Biden gjatë katër viteve të fundit.

Presidenti Trump dhe bashkëpunëtorët e tij, përkatësisht Richard Grenell, jo rrallëherë janë kritikuar për politikat e tyre karshi Kosovës nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla dhe deputetë e militantë të lëvizjes “Vetëvendosje”.

Derisa Kurti e kishte quajtur ish-emisarin Richard Grenell si emisar që po mbante anën e Serbisë, zëvendësja e tij, Donika Gërvalla, ishte edhe më ashpër sa për Trump sa për Grenellin, duke thënë se këta të dy asnjëherë nuk janë interesuar për fatin e Kosovës.

E deklaratat e tilla po konsiderohen te papjekura e të panevojshme edhe nga deputetët e Listës Guxo, por edhe të “Vetëvendosjes”.

Nga subjekti politik ‘Lista Guxo”, e cila është në koalicion me Lëvizjen ‘Vetëvendosje’ kanë kritikuar deklaratat e ministres së Jashtme, Donika Gërvalla.

Deputeti Burim Meta i ka quajtur si deklarata të papjekura dhe të panevojshme.

Sipas tij, qëndrimet e tilla si të Gërvallës tregojnë mos aftësinë në politikën e jashtme dhe vendore.

“Një deklaratë e tillë është e papjekur dhe e panevojshme dhe shpërfaq mos zotësinë dhe mosaftësinë në politika jo vetëm vendore, por edhe ndërkombëtare”, u shpreh Meta.

Deputeti Meta thotë çdo herë ka pasur përkrahje nga Amerika për Kosovën, pavarësisht kush ka qenë në pushtet.

“Kemi pasur përkrahje çdo herë edhe republikanët kur kanë qenë në pushtet dhe kanë përkrahur pa rezervë. Trumpin e uroj për këtë pozitë të merituar dhe presim përkrahjen e zhvillimit dhe stabilitetit të Kosovës”, deklaroi Meta për Frontonline.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *