Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës e ka vlerësuar arsimin në vend të jetë në krizë serioze.
Sipas kryeakademikut Mehmet Kraja, goditjen më të fortë arsimi e morri pas luftës. Për këtë, ai tha se fajtorë janë të gjitha institucionet e vendit.
Të mërkurën, ASHAK preznantoi detaje nga një platformë e cila synon rimëkëmbjen e arsimit në Kosovë, transmeton Klan Kosova.
Puna rreth kësaj platforme kishte nisur rreth dy vjet më parë, kur Kosova doli me rezultate të dobëta në PISA.