Retorika nacionaliste serbe e dëgjuar ditëve të fundit është tërësisht e papranueshme, ka deklaruar Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Gjermanisë, Christoph Burger.

“Jemi shumë të shqetësuar për tensionet në veri të Kosovës. Barrikadat ilegale të ngritura nga serbët e Kosovës duhet të hiqen sa më shpejt dhe bllokimi i djeshëm i kalimit kufitar të Merdarës nga ana e Serbisë e ashpërson situatën edhe më shumë”.

Burger ka kritikuar retorikën nacionaliste të Serbisë dhe bëri thirrje që kjo e fundit të heqë dorë prej saj.

“Retorika nacionaliste, që kemi dëgjuar nga pala serbe në kohët e fundit është tërësisht e papranueshme dhe rritja e pranisë ushtarake të Serbisë në kufi me Kosovën jep një sinjal krejt të gabuar, prandaj edhe ne presim një qasje konstruktive nga ana e Serbisë dhe këtë e kemi bërë të qartë në kanale të ndryshme”, tha Burger, transmeton DW.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Gjermanisë kërkoi gjithashtu qasje më konstruktive edhe nga ana e Kosovës.

“Kosova duhet ta pranojë që të vërë në agjendën e dialogut të udhëhequr nga BE-ja krijimin e Asociacionit të Komunave Serbe”, tha ai duke rikonfirmuar edhe mbështetjen e Berlinit për “bisedimet shumë instensive të udhëhequra nga i ngarkuari i BE-së me dialgun, Miroslav Lajçak, dhe nga KFOR-i, për të arritur një shtensionim të situatës në terren dhe progres në dalogun e normalizimit të marrëdhënieve mes dy vendeve”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *