Gjermania pritet të mbajë një zgjedhje të parakohshme më 23 shkurt, pas një marrëveshjeje të arritur të martën në mëngjes nga grupet parlamentare të Socialdemokratëve (SPD) dhe opozitës konservatore CDU/CSU.
Data duhet të konfirmohet zyrtarisht nga presidenti Frank-Walter Steinmeier, por kjo pritet të jetë një formalitet.
Pasi të konfirmohet data, do të sigurohet qartësi pas ditësh spekulimesh dhe përplasjeve të brendshme që pasuan rënien e qeverisë trepalëshe të Gjermanisë javën e kaluar.
Qeveria ra pas largimit të ministrit të Financave, Christian Lindner, i partisë pro-biznesit FDP, nga kabineti, për shkak të një grindjeje të gjatë mbi mënyrën e mbushjes së një hendeku shumëmiliardësh në buxhetin kombëtar. Pas kësaj, FDP u tërhoq nga koalicioni, duke lënë qeverinë pa shumicën parlamentare.
Kancelari Olaf Scholz, nga SPD, do të mbajë një fjalim në parlament të mërkurën, ku pritet të shpallë një votim besimi për qeverinë, të cilin koalicioni pritet ta humbasë, duke hapur kështu rrugën për zgjedhjet. Votimi mund të zhvillohet më 18 dhjetor.
Që nga tërheqja e FDP-së, Socialdemokratët (SPD) dhe Partnerët e Gjelbër (Green) kanë vazhduar të udhëhoqen si një qeveri pakicë.Scholz, i cili dëshiron të kandidojë sërish për kancelar, fillimisht sugjeroi zhvillimin e zgjedhjeve në fund të marsit, por u detyrua të përshpejtonte procesin pas presionit nga CDU dhe Partnerët e Gjelbër.
CDU është duke udhëhequr në sondazhe dhe lideri i saj, Friedrich Merz, ka kërkuar zhvillimin e zgjedhjeve sa më shpejt të jetë e mundur, shkruan The Guardian, përcjell Klankosova.tv.
Nëse konfirmohet data e zgjedhjeve, kjo do të ndodhë në mes të fushatës elektorale të Gjermanisë, ndërkohë që Donald Trump do të inagurohet si president i ShBA-së më 20 janar.
Turbulencat politike ndodhin në një kohë kur ekonomia më e madhe e Evropës pritet të tkurret për vitin e dytë radhazi, dhe në një atmosferë të tensionuar gjeopolitike, me luftëra që po shpërthejnë në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme.
SPD, FDP dhe Partnerët e Gjelbër kanë udhëhequr së bashku qeverinë që nga viti 2021 – hera e parë që një koalicion trepalësh provohej në nivelin federal të Gjermanisë.(klankosova.tv)