Nga sot (e hënë), Gjermania ka mbyllur kufijtë më Francën, Zvicrën dhe Austrinë, si masë kujdesi ndaj përhapjes së koronavirusit.
Këto pika kufitare do të jenë të qarkullushme vetëm për trafikun komercial.
Qëllimi i shtetit gjerman është të ndaloj përhapjen në vend të koronavirusit, në këto pika ku ka qarkullim të njerëzve për të blerë sende të nevojshme në këtë periudhë të shoqëruar me panik.
Nga këto masa nuk janë prekur kufijtë me Belgjikën dhe Holandën.
Ndëkrohë, edhe shkollat në Gjermani janë mbyllur nga dita e hënë, derisa kryeqyteti Berlin gjatë vikendit mbylli të gjitha klubet, lokalet dhe qendrat e fitnesit.
Të dhënat e fundit nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (WHO) kanë treguar se janë 164,000 raste të infektimit me koronavirus në gjithë botën, derisa të vdekur janë shënuar 6,470.