Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, ka thënë se do të shkoj në Srebrenicë më 11 korrik, nëse ftohet, dhe se nuk do të lejoj që raportet midis vendit të tij dhe Bosnjës të rrezikohen.

“[Milorad] Dodiku është duke bërë spektakël nacionalist dhe unë nuk dua të jem pjesë e tij. Ai nuk do ta rrezikojë raportin midis Malit të Zi dhe Bosnjës. Po qe se më thërrasin, do të shkoj në Srebrenicë për përvjetor. Me pjesëmarrjen time, unë do të njoh dhe do të nderoj viktimat e gjenocidit. Kuvendi i Malit të Zi është midis të parëve që e ka miratuar Rezolutën rreth gjenocidit, unë kam thënë se ka qenë gjenocid dhe nëse duhet që këtë gjë ta konfirmoj edhe përmes pjesëmarrjes sime, atëherë do të shkoj për 25-vjetor”, ka thënë Gjukanoviqi për një televizion boshnjak, transmeton Koha.net.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *