Gjykata Kushtetuese ka vendosur të pezullojë zbatimin e dekretit të Presidentit Hashim Thaçi për formimin e qeverisë së re.
“Gjykatën Kushtetuese me shumicë votash, vendosi: Të miratojë masën e përkohshme në kohëzgjatje deri më 29 maj 2020, nga data e nxjerrjes së këtij vendimi si dhe të pezullojë menjëherë zbatimin e dekretit të presidentit të Republikës së Kosovës , nr. 24/2020, të datës 30 prill 2020, në kohëzgjatje të përcaktuar në pikën një të këtij diapozitivi”, është thënë në njoftimin e Gjykatës Kushtetuese.
Pas kësaj, ka reaguar Thaçi duke thënë se do të respektohet vendimi i gjykatës.
“Si President i Republikës së Kosovës do ta respektoj në plotëni këtë vendim. Kosova ka tashmë një përvojë të çmueshme në respektimin e të gjitha vendimeve dhe aktgjykimeve të Gjykatës Kushtetuese”, ka shkruar Thaçi, ndër të tjera, në Facebook.