Gjykata Supreme e Kosovës doli me aktvendim duke hedhur poshtë si të palejuar ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje, e paraqitur kundër vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa lidhur me cerfifikimin e Listës Sërpska.
Me vendimin e PZAP-së, me datë 25.12.2024 ishte aprovuar si e bazuar ankesa e Listës Sërpska dhe është anuluar njoftimi i KQZ-së së datës 23.12.2024. Kështu, Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ishte urdhëruar për cerftifikim të Listës Sërpska dhe kandidatëve të saj për zgjedhjet në Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Ankesa e LVV-së u trajtua dhe u mor vendim për të nga kolegji i perberë prej gjyqtarëve: Franciska Zhitija Ymerikryetare e kolegjt, Delushe Halimi dhe Rrustem Thaqi, anëtarë.
VV përmes Blerim Sallahut u ankua kunder vendimit te Panelit Zgjedhor per Ankesa dhe Parashtresa nr.12/2024 i dates 25.12.2024.
Supremja ka vlerësuar se ankesa nuk i ploteson kriteret e percaktuara me ligj, andaj ftohet KQZ që ta miratojë brenda afatit prej shtatë ditëve aplikimin për certifikim të Listës Serbe.(klankosova.tv)