Kryeministri i Greqisë Kiriakis Mitsotakis është takuar me Presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq të cilit i ka theksuar se vendi i tij dëshiron normalizim të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë.

“Ne duam që të arrihet një marrëveshje ligjërisht e detyrueshme, që do të ishte në interes të të dyja palëve dhe që do të krijonte atmosferë më të favorshme bashkëpunimi në Ballkan”, ka thënë Mitsotakis.

Siç transmeton KOHA, kryeministri grek ka deklaruar se shteti i tij nuk ka ndryshuar qëndrimin për të mos njohur pavarësinë e Kosovës.

Të enjten, Kosova shënon 14 vjetorin e shpalljes së pavarësisë. Gjatë muajve të fundit, raportet në mes të Kosovës dhe Greqisë konsiderohet të jenë përmirësuar për shkak të kontakteve më të shpeshta institucionale. 

Gjatë takimit me kryeministrin grek, Presidenti serb Aleksandar Vuçiq falënderoi Greqinë për mbështetjen e Serbisë në rrugën evropiane dhe për qëndrimin ndaj Kosovës. Kur është pyetur për të folur për çështjet rajonale, Vuçiq ka thënë se ka kërkuar nga Greqia të vazhdojë përkrahjen e “integritetit territorial të Serbisë, siç do ta përkrahim ne gjithmonë Athinën”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *