Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, ka deklaruar se se është koha për të “rinovuar institucionet shumëpalëshe të bazuara në realitetet ekonomike dhe politike të shekullit të 21-të të rrënjosura në barazi, solidaritet dhe universalitet”.
Në hapje të samitit të Kombeve të Bashkuara në Neë York, ai ka nisur fjalimin duke folur për përmbytjet katastrofike në Libi, të cilat shkaktuan mijëra viktima.
“Ata ishin viktima të viteve të konfliktit, viktima të kaosit klimatik, viktima të liderëve të afërt dhe të largët, të cilët nuk arritën të gjenin një rrugë për paqen”, tha Guterres, transmeton ABCNews.
“Bota jonë po bëhet e pavarur. Tensionet gjeopolitike po rriten. Sfidat globale po shtohen. Dhe ne dukemi të paaftë të bashkohemi për t’iu përgjigjur. Ne po përballemi me një mori kërcënimesh ekzistenciale nga kriza klimatike deri te sfidat teknologjike, le të bashkohemi” tha ai.
Guterres bën thirrje për ridizajnimin e arkitekturës financiare ndërkombëtare në mënyrë që të shërbejë një “rrjet globale sigurie për vendet në zhvillim”.
“Unë nuk kam iluzione,” thotë ai. “Reformat janë çështje pushteti”.
Bota jonë “ka nevojë për burrë shteti, jo për lojëra dhe ngërç”, tha ai.
Guterres thotë se ka shumë mënyra pozitive se si bota po përparaon, duke sjellë mundësi të reja për drejtësi dhe ekuilibër në marrëdhëniet ndërkombëtare. Por “multipolariteti i vetëm nuk mund të garantojë paqen”, thotë ai.
Bota po “i afrohet gjithnjë e më shumë një shembjeje të madhe në sistemet ekonomike dhe financiare dhe marrëdhëniet tregtare”, thotë ai, duke kërkuar se është koha për të “rinovuar institucionet shumëpalëshe të bazuara në realitetet ekonomike dhe politike të shekullit të 21-të të rrënjosura në barazi, solidaritet dhe universalitet”.