Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka shprehur qëndrimin e tij rreth emërimit të sllovakut Miroslav Lajcak si emisar i Bashimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi.
Pas zyrtarizimit të detyrës së re për diplomatin Lajcak, në llogarinë e ish-kryeministrit Haradinaj në Twitter është shprehur qëndrimi:
“Këshilli i BE’së sapo bëri publik emërimin e Lajcak si Përfaqësues Special për dialogun Kosovë-Serbi. Në fazën e finales së madhe dhe nën rolin udhëheqës të SHBA’së, BE’ja është duke e ngadalësuar procesin.”