Çështja e presidentit është çështje e një marrëveshje politike mes partive dhe opsion tjetër janë zgjedhjet, ka thënë krytari i AAK-së Ramush Haradinaj.

“Aspektet e çështjes së zgjedhjes së Presidentit do ti zgjidhim në bazë të Kushtetutës. Si aleancë kemi dhënë një opsion që është një marrëveshje politike. Opsion tjetër janë zgjedhjet. Nëse ka mirëkuptim nga palët e mirëpresim nëse jo kuptohet jemi në zgjedhje” tha Haradinaj për Ora News.

Gjatë kësaj interviste Haradinaj ka folur edhe për tema të tjera, përfshirë Gjykatën Speciale.

“Në momentin që e kemi votuar këtë gjykatë dhe i kemi dhënë të drejtat, kjo bisedë është vonë për t’u bërë. Shikoj disa gjëra që duan ta kthejnë situatën në emocionale. Duhet të kthehet në profesionalizëm” tha Haradinaj.

Lexo më shumë këtu

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *