Ish-presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, është deklaruar i pafajshëm edhe për aktakuzën e dytë që ngarkohet nga Haga, për pengim të drejtësisë.

Deklarimi i Thaçit, u bë me shkrim të hënën e 6 janarit.
Dokumenti u publikua edhe faqen zyrtare të Dhomave të Specializuara të Kosovës.
Ky dokument mban nënshkrimin e avokatës së tij, Nina Tavakoli, transmeton Klankosova.tv