Rama: Jam i vendosur që kjo betejë të vazhdojë pa kompromis.

Kryeministri Edi Rama, në një intervistë për Zërin e Amerikës, u shpreh se “është i qetë e i vendosur që beteja ndaj pandëshkueshmërisë të vijojë”.

Rama mohoi se është i shqetësuar që shumë zyrtarë të lartë po hetohen nga SPAK teksa u pyet nga gazetari i VOA-s dhe tha se është i qetë dhe i qartë. Megjithatë, shtoi se nuk i vjen mirë kur këta njerëz janë persona me të cilët ka bashkëpunuar.

Gjatë intervistës, Rama reagoi edhe për kryebashkiakun Erion Veliaj, që një ditë më parë u thirr nga SPAK si dhe për mandatin e deputetes Olta Xhaçka.(Telegrafi)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *