Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Serbi, Christopher Hill, është shprehur shumë i shqetësuar me situatën e krijuar nga vendosja e barrikadave në veri të Kosovës.

“Problemi kur ke krizë është se është gjithnjë e më e vështirë. Mund të ndodhë që në fund të ndodhin ngjarje shumë të papritura dhe kjo zakonisht është e keqe për një krizë, kështu që unë jam shumë i shqetësuar,” ka thënë Hill, shkruan Euronews Serbia, transmeton KlanKosova.

“Ajo që duam të shohim është një mënyrë politike për të qetësuar gjithçka, për ta kthyer në një situatë normale. Këto janë sfida të mëdha dhe ndërkohë kemi një krizë”.

Hill për heqjen e barrikadave në veri të Kosovës tha se e sheh si sinjal pozitiv dhe se u arrit pika ku ata që i kanë vendosur vetë po i heqin.

“Por ne po arrijmë në pikën ku ata që i vendosën tani duhet t’i heqin ato. Me njerëzit duhet të flitet dhe kjo është ajo që po ndodh,” tha Hill, duke shtuar se ai gjithmonë “ndiente se zgjidhja më e qëndrueshme dhe më e mirë që barrikadat të hiqen nga njerëzit që i kanë vendosur”.

“Dhe kjo është ajo që përfundoi duke ndodhur. Kështu që unë mendoj se në këtë drejtim ne jemi shumë me fat që barrikadat po hiqen,” tha Hill.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *